Arrestohet sërish Cllevio, Policia e kap derisa ishte “live” në rrjete sociale
Reperi shqiptar, Kleviol Ahmetaj i njohur si Cllevio është shoqëruar sërish në polici gjatë ditës së sotme.
Në momentin kur policia ka arritur në shtëpinë e tij në Lushnjë, Cllevio ka qenë “live” në rrjetet sociale dhe e ka bërë publike për të gjithë.
Deri më tani dyshohet se arsyeja e arrestimit ka ardhur pas kërcënimeve dhe ofendimeve që ka bërë në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Kleviol Ahmetaj u lirua tre ditë më parë nga burgu i Fierit, pasi u arrestua për sherrin me Noizyn dhe thyerjen e arrestit shtëpiak.