Pas marrëveshjes me Serbinë, analisti Valon Syla e fyen rëndë Kurtin
Analisti Valon Syla e ka komentuar marrëveshjen e mbrëmshme për Aneksin e Zbatimit që u arrit në Ohër, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Ai ka pasur fjalë të rënda ndaj kryeministrit Kurti duke e quajtur mes tjerash edhe “i pafytyrë” e “rrenc”.
“Po të ishte lider Albin Kurti, sot do të duhej të jepte dorëheqje, para se ta pranonte Zajednicën.” ka shkruar Syla në profilin e tij në Facebook.
Ai ka shkruar se kryeministri i vendi t do të mbahet mend si “njeri i Zajednicës”.
Kryeministri i Kosovës u shpreh se për paragrafin 7 për vetëmenaxhimin do të merrte parasysh standardet më të mira.