Avokati nga Drenica shkon në Hagë për të dëshmuar, flet për vrasjet politike

Avokati kosovar, Gazmend Halilaj përmes një postimi në facebook ka njoftuar se do të shkojë në Hagë për të dëshmuar.

I njëjti ka shkruar se sipas tij urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit e vrasjeve politike kanë arritur të mbyllin gojën e personave që kërkojnë drejtësi.

“Urdherdhenësit dhe ekzekutuesit e vrasjeve politike të pas luftës, përmes Sistemit të kalbur, kanë arritur të mbyllin gojen e secilit qe kerkon drejtësi për me shumë se 20 vite. Ndërkaq ne do udhetojmë qdo cep të botës, te njerëz tek të cilet ,,NUK kanë arritur ti venë nën kthetra Klani Pronto, Shiku etj”, ka shkruar ai në facebook.

I njëjti shtoi se “Ne dijmë aq shumë, sa qe ,,nuk na duhet me shumë”.

Postimi i plotë:

Të dashur miq.

Urdherdhenësit dhe ekzekutuesit e vrasjëve politike të pas luftës, përmes Sistemit të kalbur, kanë arritur të mbyllin gojen e secilit qe kerkon drejtësi për me shumë se 20 vite.

Ndërkaq ne do udhetojmë qdo cep të botës, te njerëz tek të cilet ,,NUK kanë arritur ti venë nën kthetra Klani Pronto, Shiku etj.

Rrjedhimisht do ti godasim secilin për të cilin sigurojme prova qe, në q’farëdo fomrë ka qenë i përfshirë në to.

Ne dijmë aq shumë, sa qe ,,nuk na duhet me shumë,,….

Lexo edhe:  Rreziku nga infeksionet, paralajmërohen masa ndaj punëtoreve shëndetësore që mbajnë thonjë artificialë