Molliqaj – Kurtit: Mos prano, dorëhiqu dhe hajde e kundërshtojmë bashkë në shesh

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka kërkuar nga kryeministri Kurti të mos e pranojë propozimin evropian, për të cilin po diskutohet në Ohër të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka kërkuar nga kryeministri Kurti të mos e pranojë propozimin evropian, për të cilin po diskutohet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Molliqaj ka thënë se “ka alternativë”, duke shtuar se “dorëhiqu dhe hajde e kundërshtojmë bashkë në shesh”.

“Kryeminister mos prano! Ka alternativë. Dorëhiqu dhe hajde e kundërshtojmë bashkë në shesh”, ka shkruar kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Ndërkohë, tashmë ka filluar takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi i Kurtit vjen pas përfundimit të takimit të Lajçak e Borrell me presidentin serb Vuçiq.

Ndërkaq, takimi trilateral pritet të nisë me fillim nga ora 13:30.

Lexo edhe:  Dyshohet se pagoi naftë me 50 euro false, arrestohet i riu kosovar