Ky është i dyshuari për tentim vrasjen në Maxhunaj të Vushtrrisë, plagosi me armë dy persona

Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, ku një 42-vjeçar dyshohet se ka plagosur me armë zjarri dy persona. Viktimat janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Burimet  e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Sami Zeqën.

Zeqa në momentin e arrestimit është kapur me armë zjarri në brez, të cilën dyshohet se e kishte përdorur për t’i plagosur viktimat.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me urdhër të prokurorit ai është dërguar në mbajtje si i dyshuar për veprën penale ‘Tentim vrasje’.

Në anën tjetër, dy viktimat janë dërguar me urgjencë për në Emergjencën e Vushtrrisë, por për shkak të lëndimeve të rënda, janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.

Lexo edhe:  Lot dhe dëshpërim, momenti kur familjarët shkojnë në lokalin ku u vra biznesmeni në Shëngjin