Mjekja në Prishtinë sulmohet nga 15 qenë endacakë

Një mjeke e cila punon në Qendrë Klinike të Mjekësisë Familjare në pasditën e sotme është sulmuar nga 15 qentë endacakë.

Rasti ka ndodhur pranë QKMF-së e afër ambasadës së Zvicrës, rreth orës 19:00

Paparaci mëson se bëhet fjalë për mjeken Kimete Surdulli.

Mediumi Paparaci është interesuar për gjendjen e mjekës, derisa ka kontaktuar me bashkëshortin e saj Bujar Surdullin.

Surdulli ka thënë se menjëherë pas sulmit nga qentë endacakë ajo është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ka qëndruar për tri orë dhe ka marr trajtimin e nevojshëm.

Pas, sulmit Surdulli ka pësuar thyerje të dorës dhe disa lëndime të tjera trupore.

“Është sulmuar nga 15 qenë, edhe për rreth tri orë kemi qëndru në spital, pasi që e ka thy dorën dhe e ka në gips”, ka thënê Surdulli.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që qentë endacakë po sulmojnë mjekë.

Ndryshe në prill të këtij viti tre mjekë ishin sulmuar nga qentë endacakë në QKUK.

Nga këta tre, vetëm dy prej tyre kishin kërkuar trajtim në klinikën Emergjente.

Ndryshe Komuna e Prishtinës, ka krijuar rreth 18 pika ushqyese për qentë endacakë, të cilat komuna i ka vendosur në disa lagje të Prishtinës për t’u ofruar qenve ushqim dhe për të lehtësuar mundësinë që të dërgohen për vaksinim dhe sterilizim.

Lexo edhe:  Vendoset shtatorja e ish-futbollistit Erion Kajtazi