Aksion tjetër i shtetit, Policia u “bie” edhe mobil-shopave
Policia e Kosovës ka realizuar sot një operacion në disa mobil-shope në komunën e Pejës.
Operacioni ndërlidhet me luftën kundër kontrabandës së mallrave.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për lajmi.net se operacioni është kryer në bashkëpunim me prokurorinë, doganën dhe ATK-në.
“Policia e Kosovës me njësitet relevante, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë, doganën dhe ATK-në, ka realizuar një operacion policor në disa lokacione të komunës së Pejës. Operacioni ndërlidhet me luftën ndaj kontrabandës së mallrave”, ka thënë Kelani.
Ai ka bërë të ditur se detajet e tjera do të bëhen të ditura pas përfundimit të operacionit.