Ky është personi që u gjet i vdekur në mënyrë të dyshimtë sot në Mitrovicë
Një burrë rreth moshës 50 vjeçare, është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në rrugën “Artim Jashari”.
Burri u gjet në shtëpinë e tij që ndodhet në qendër të Mitrovicës.
Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, e ka konfirmuar rastin për “Jepi zë”.
Zahiti ka thënë se vdekja është cilësuar e dyshimtë dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Mësohet se i vdekuri është Bekim Bislimi.