Kur i kishte këmbët veterani i luftës merrte 375 euro pension, kur i amputoi, shteti ia uli në 150

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,Xhemë Rexhepi ka rrëfyer historinë e tij në Lajmi.net, dhe ka treguar për vështirësitë që ai ka më shëndëetin e tij dhe se sa po i ndihmon shteti atij si veteran i UÇK-së.

Rexhepi tha se komisioni para pesë vitesh më ka vlerësuar, kurse tani ata më vendosin në kategorinë e dytë dhe pa këmbë, dhe i shpuar në fyt.

“Kategorinë e parë i kam marrë 370 euro me gruan, sepse ajo është përcjellësja ime, kurse tani nga 6 dhjetori më kanë vendosur në kategorinë e dytë dhe marr 150 euro”, u shpreh Rexhepi.

Tutje ai ka thënë se unë dua të paguhem aq sa më takon sipas ligjit nuk dua as më shumë as më pak, por sa më takon sipas ligjit.

Rexhepi ka thënë se atij i është dhënë mundësia për të bërë ankesë, por menjëherë pas një jave, ankesa që e bëri ju hodh poshtë, ndërsa tash thotë se ka ushtruar padi penale ndaj kryetares së komisionit Anita Vrajolli dhe vet komisionit, po ashtu ai thotë se është takuar me kryetaren e komisionit për të drejtat e njeriut, Duda Balje, e cila thotë se i ka ofruar përkrahje.

Lexo edhe:  Momenti kur "hajnat” e vegjël hyjnë në një banesë në Mitrovicë dhe vjedhin “hoverbord elektrik”