Gjendet i vdekur një person në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në Uglarë të Fushë Kosovës.
Viktima raportohet se është gjetur i shtrirë në dyshme.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Sipas familjarëve ata nuk dyshojnë në askënd, të njëjtit deklarojnë se viktima shpesh ka konsumuar alkool, njofton raporti 24 orësh i policisë përcjell Klankosova.tv
VDEKJA E DYSHIMTË – HETIM I VDEKJES
Lagjja Bergam, Uglarë-Fushë Kosovë 25.07.2022-10:00-16:30. Ankuesi, mashkull kosovar, ka raportuar se fqinji i tij mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në dysheme në banesën e tij. Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas familjarëve ata nuk dyshojnë në askënd, të njëjtit deklarojnë se viktima shpesh ka konsumuar alkool. Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion. Rasti nën hetime.