Arrestohen dy persona për falsifikim parash dhe sekuestrohen mbi 1 mijë e 700 euro

U raportua pak më parë ka raportuar për një aksion të Njësisë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kundër parave false në Prizren.

Aksionin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, ku bëhet e ditur se janë arrestuar dy persona dhe janë sekuestruar mbi 1 mijë e 700 euro para të gatshme të cilat ishin nga 2 euro monedha metalike, telefona mobil, shabllone të zbrazëta të monedhës metalike.

“Pas pranimit te informatës janë ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe me patrullat policore të Stacionit Policor Prizren, sot më 14.03.2023, në rrugën magjistrale Prizren-Vërmicë janë ndaluar dy automjete, me të cilat dyshohej se po bëhej shpërndarja e parasë së falsifikuar.

Pas kontrollit të automjeteve, në automjetin e parë janë gjetur:

  • Monedha në sasi prej 850 x 2 = 1700 euro.

Ndërsa ne automjetin e dytë janë gjetur:

  • Monedha në sasi prej 2 X 2=4 4uro
  • Një kallëp metalik rrethor i zbrazët i monedhës metalike dy euro (shabllon),
  • Pesë copa te vogla metalike rrethore të monedhës dy euro (shabllone) dhe
  • Katër telefona mobil.

Totali i parave të sekuestruara është:

  • 1704 euro monedha metalike (nga dy euro)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit janë kontrolluar dy shtëpi, pronë e të dyshuarve: B.D. dhe T.K., të njëjtit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës. Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Lexo edhe:  Ambasadorja e Izraelit në Kosovë e falënderon Kurtin që e dënoi sulmin e Iranit ndaj Izraelit