E dhimbshme: Ky është shoferi i kamionit që vdiq sot në aksidentin me kamion

Një person ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti që ndodhi në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

Shoferi i kamionit ishte dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjilanit por nuk kishte arritur t’i mbijetonte plagëve të marra.

Një familjar i tij, ka shprehur ngushëllime për të në një shkrim në Facebook.

“Me dhimbje të thellë, ju njoftoj se sot në firmën tonë kemi pësuar një tragjedi, ku në një aksident me kamion kemi humbur një punëtor, mbi të gjitha një shok dhe familjar, nip të familjes, Agim Dautin. Një mungesë e madhe si për familjen ashtu edhe për kolegët e punës. Në emrin tim dhe të kolegëve të punës, i shprehi ngushëllimet më të thella për këtë humbje të madhe”, shkroi ai.

Lexo edhe:  Aeroplani i “EasyJet” për pak sa nuk përplaset me një automjet në aeroportin e Prishtinës