Tentoi ta fus gruan me zor në veturë, zyrtari policor kap në flagrancë burrin në Skenderaj

Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet.

Një rast i tillë u zbulua më ndryshe në Skenderaj, ku një zyrtar policor ka kapur në flagrancë një burrë duke tentuar që me anë të forcës ta fus brenda veturës një grua.

Sinjali mëson se polici ka intervenuar menjëherë dhe më pas është kuptuar se personat në fjalë janë çift bashkëshortor dhe të njëjti kanë probleme në martesë.

Si pasojë e gjithë ngjarjes, 52-vjeçarja ka marrë lëndime trupore dhe për këtë ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të njëjtit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.

 

Lexo edhe:  Ky është personi i cili u gjet i vdekur në Obiliq afër shtëpisë së tij