Ky është zyrtari i Shërbimit Korrektues që ndërroi jetë
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është ndarë nga jeta njëri nga zyrtarët e këtij institucioni, Musa Sylaj.
ShKK i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Sylaj, ku mes të tjerash thuhet se Musa Sylaj dha një kontribut të madh dhe se humbja e tij është humbje e madhe për ShKK-në.
Akoma nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes së Sylajt.
Ky është telegrami i plotë:
E nderuar familja Sylaj,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e më të dashurit tuaj, e bashkëpunëtorit tonë, Musa Sylaj.
- Sylaj dha një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës, prandaj humbja e tij është humbje e madhe edhe për SHKK-në.
Përkushtimi i tij në detyrën që i është besuar dhe dashuria për profesionin, bëjnë që sot, Sylaj të mbetet në kujtesën e gjeneratave të tëra të SHKK-së, të miqve dhe kolegëve.
Ju lutem që në emër të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.