Audi me shpejtësi marramendëse, dalin pamjet e aksidentit ku vdiqën 3 të rinj në Tiranë

Pamjet e kamerave të sigurisë në rrethrrotullimin e TEG tregojnë momentin kur Auddi A8 i drejtuar nga Klevis Ruçaj futet me shpejtësi skëterrë dhe nuk bën asnjë tentativë për të frenuar.

Mjeti lëvizte me drejtim nga Farka për në rrethrrotullim dhe me një shpejtësi tepër të lartë. 20 vjeçari humbi jetën në spital nga përplasja e fortë, ndërsa dy pasagjeret vajza vdiqën në vend dhe u identifikuan vetëm paraditen e sotme.

Siç shihet nga pamjet, Audi nuk ka tentuar të devijojë apo të kthehet djathtas, por ka vijuar rrugën drejt duke çarë rrethimin e për pasojë ra në autostradën poshtë mbikalimit.

Madje, mrekullia ka shpëtuar dhe shoferin e një Mercedesi, i cili ndahet në fraksion sekondi nga makina e Klevis Ruçaj.

VIDEO KETU

Lexo edhe:  U godit nga rryma, ky është kosovari që humbi jetën