Vetura “fluturoi” nga mbikalimi në Tiranë, dy vajza mbesin të vdekura, tre të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në Tiranë te mbikalimi i Unazës së Madhe, pranë qendrës tregtare TEG.

Bëhet e ditur se dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë përfunduar në spital ku po marrin kujdes shëndetësor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:05 kur drejtuesi i mjetit Q. K., ndërsa lëvizte në unazën lindore dyshohet se duke dalë për tek rreth-rrotullimi i TEG-ut, ka humbur kontrollin dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga mbikalimi, mbi kofanon e një automjeti tjetër.

Lexo edhe:  Këta janë dy të arrestuarit që u rrahën mbrëmë në një diskotekë në Prishtinë, njëri nga ta sulmoi policin e Njësisë Speciale