Molliqaj: Edhe burrat janë të shtypur, pritet prej tyre me pru pare në shtëpi

Drejtoresha Ekzekutive në Qendrën për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA, Leonida Molliqaj ka thënë në emisionin Pressing se gratë nuk janë të vetmet që shtypen në shoqërinë shqiptare, por edhe burrat janë të shtypur.

Molliqaj tha se duhet të arrihet barazi gjinore, e jo dominim i një gjinie.

“Edhe burrat janë të shtypur, pritet prej tyre me pru pare në shtëpi”, tha ajo gjatë debatit.

Tutje, ajo thotë se shoqëria tradicionale shqiptare vë shumë presion dhe përgjegjësi edhe mbi shpatullat e meshkujve.

Molliqaj gjatë emisionit tregoi edhe për dukurinë shqetësuese të dhunës në familje, për të cilën i lë faj edhe edukimit dhe thotë se duhet të bëhet më shumë nga shteti për të parandaluar këso raste.

Lexo edhe:  U ekzekutua me armë zjarri në Fier, ky është polici nga Tropoja që humbi jetën sot