“Nuk ka kështu”, Konjufca kërkon që deputetes Reshitaj të mos i takojë mëditja
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj do të mbetet pa mëditje nga seanca e sotme.
Kjo ka ndodhur për shkak se ajo ka hyrë në seancë është nënshkruar dhe ka dalë nga seanca brenda pak kohe.
Në mbyllje të seancës, Konjufca i bëri thirrje administratës që deputetës Reshitaj të mos i takojë asnjë mëditje.
“E po ashtu i propozoj administratës që deputetes Albena Reshitaj të mos i takojë sot asnjë mëditje sepse hyri në seancë, qëndroi vetëm 10 sekonda, doli, kështu që nuk ka kështu”, tha Konjufca.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i administratës së Kuvendit të Kosovës lidhur me këtë.