E jashtëzakonshme, Rifat Jashari: Prapë jemi të gatshëm me qeta meshkuj me ju përgjigj Serbisë

Rifat Jashari është kryefamiljari i familjes së njohur Jashari nga Prekazi.

Në luftën për liri, ai ka humbur shumë anëtarë të familjes, përfshirë babain, nënën, gruan me fëmijë, vëllezërit e shumë nipa e mbesa.

Por, në një intervistë për RTK-në, vite më parë, ai theksonte se përsëri është i gatshëm të luftojë për Kosovën.

Në intervistë, Jashari theksonte se nëse e kërkon nevoja, prapë është i gatshëm t’i përgjigjet Serbisë.

“Dhe prapë jemi të gatshëm nëse e lyp nevoja, ishalla kurrë në jetë, por prapë jemi të gatshëm me qeta meshkuj çka i kam me ju përgjigj [Serbisë] në çdo aspekt” theksonte Jashari, që është kryefamiljari i familjes Jashari.

 

Lexo edhe:  Një kompani në Prishtinë nuk përfillë vendimin e Qeverisë, punëtorët vazhdojnë punën në ‘pikë të diellit’