“Pasha një Zot nuk ka mundësi” – biseda e Rifat Jasharit në takim me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin

Rifat Jashari ka falënderuar mysafirët që i shkuan sot në kullën e familjes në Prekaz, në nderë të Epopesë së UÇK-së.

Përfaqësuesi i familjes Jashari ka falënderuar krerët shtetërorë për vizitën dhe në veçanti presidenten Vjosa Osmani për ndarjen e Urdhrit të Lirisë.

Pas ceremonisë së dekorimit, Jashari falënderoi mysafirët e tij dhe u shprehu atyre dëshirën për t’iu shërbyer nga një kafe. Por, tha se mundësi për këtë nuk ka.

“Falemnderit tanve! Rendi e do nga një kafe por mundësi pasha një Zot nuk ka”, iu tha Jashari, mysafirëve.

Në Kosovë më 5 mars ka nisur shënimi i manifestimit treditor të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), teksa krerët shtetërorë nderuan rezistencën e familjes Jashari nga Prekazi.

Krerët shtetërorë nderuan sot lartë pjesëmarrësit dhe të rënët në luftën e fundit dhe Adem Jasharin, që njihet si komandant legjendar i UÇK-së dhe familjes së tij.

Ata bënë sot homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Po ashtu, në nderim të Epopesë së lavdishme të UÇK-së sot Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne, ndërsa do të ketë edhe aktivitete të tjera.

Lexo edhe:  Hasmëria e dy familjeve një vit pas vrasjes së mërgimtarit: Vëllai i të dyshuarit e denoncon vëllain e të ndjerit