Arrestohet hajni që tmerroi me grabitje Mitrovicën
Në orët e paradites së sotme, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicë, kanë arrestuar një person të dyshuar për katër raste të veprës penale “grabitje”.
Veprimet e hetuesve policorë janë finalizuar sot, ku ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar: B. M., 40 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara për përfshirje në katër raste të grabitjes, raste këto të ndodhura mujave të fundit në Mitrovicë.
Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.