Rrebeshe shiu me bubullimi, ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme!
Vala e të nxehtit vazhdon edhe javën e fundit të korrikut. Nga mesi i javës priten edhe rrebeshe me bubullima, parashikon “Prishtina Weather”.
24.07.2022 – Vala e nxehtësisë do të vazhdoj të mbretërojë edhe javën e fundit të muajit korrik, megjithë luhatjet e temperaturave maksimale, por që në përgjithësi mbetet mbi vlera prej 30C.
Do të ketë kthjellime dhe intervale më të gjata me diell, e ditën e mërkurë dhe të enjte priten kushte edhe për zhvillime të rrebesheve me bubullima.
Nivelet e koncentrimeve të ozonit sipërfaqësor edhe këto ditë do të jenë në vlera të rritura, që edhe vendosin indeksin e cilësisë së ajrit në vlera mesatare dhe të dobëta. Ndërkohë që koncentrimet e grimcave të materies parashihet të jenë në vlera të pranueshme dhe të mira.
Në nivele të rrezikut shumë të lartë do të jetë edhe indeksi i rrezeve ultraviolete, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.
Datat:
25.07 – Nxehtë, kryesisht me diell.
26.07 – Kryesisht me diell e shumë nxehtë.
27.07 – Mbetet nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite më vonë priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.
28.07 – Nxehtë dhe zagushi, me diell e vransira. Pasdite rrebeshe shiu me bubullima.
29.07 – Kryesisht me diell e nxehtë.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 18C e 22C, e ato maksimale ndërmjet 32C e 36C.
Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, lehtë dhe mesatare 3-9m/s, të martën e të enjten edhe nga jugperëndimi.
Shtypja atmosferike në rënie, deri të martën edhe nën vlera normale, më pas me tendencë të rritjes.