Pronari i Autosallonit “Alberti”, në mesin e të arrestuarve në aksionin e djeshëm të Policisë

Skender Bajrami, pronar i Autosallonit “Alberti” në Prishtinë, është në mesin e 15 të arrestuarëve në aksionin e djeshëm nga Policia e Kosovës nën dyshimin për feprat penale “Fajdeja”, “Shmangja nga Tatimi” dhe “Detyrimi”, raporton portali Front Online.

Përpos Bajramit, në mesin e të arrestuarëvëe janë edhe të dyshuarit tjerë si: Shukri Haxhiu, Fadil Salihu, Kadri Gërbeshi, Nexhmi Abazi, Mujë Ademi, Ajvaz Muzaqi, Ardi Saraqi, Egzon Salihu, Bashkim Osmani, Ramiz Ademi, Bahri Abazi, Nexhmi Abazi, Shefi Zeqiri.

Përndryshe, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar sot opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në këtë komunë caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj 15 të pandehurve me inicialet: B.S., F.S., E.S., A.S., L.H., Sh.R., R.A.,M.A., K.G., S.B., A.M.,B.A.,B.O., N.A., dhe Sh.H., të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja”, “Shmangja nga tatimi” dhe “Detyrimi”.

Bëhet e ditur se në këtë aksion të prokurorisë, në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe sekuestruar: para, vetura, armë dhe dokumente të ndryshme.

Lexo edhe:  Thyhet shtëpia e mërgimtarit në Sllatinë, ata po dyshojnë tek rrethi i afërm!