Gjithçka që dihet për vrasjen dhe plagosjen e dyfishtë mes kushërinjëve që tronditi Skenderajn

B.M, 47 vjeçar ka vdekur pas të shtënave me armë zjarri dje në fshatin Baks të Komunës së Skenderajt, të plagosur kanë mbetur edhe dy të tjerë. Gazeta Express ka raportuar se ngjarja tragjike ndodhi si pasojë e një konflikti që palët kishin mes vete, ata kanë qenë kushëri.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar lidhur me rastin, si dhe një tjetër është duke u trajtuar nga mjekët, por nën përcjelljen e Policisë, pasi dyshohet se është i përfshirë në rast.

Policia njoftoi se në dy lokacione janë sekuestruar një armë automatike AK-47 dhe një pushkë gjuetie.

Lexo edhe:  Nis vala e mërgimtarëve drejt Kosovës, deri në një orë pritje në kufi