Nëse jeni të pickuar? Është shenjë e sigurt që nëpër shtëpi kanë vërshuar pleshtat, kështu largohen ata!

Disa njerëz përjetojnë edhe reaksione të rënda alergjike

Pickimi i pleshtave është shenja e parë e cila tregon praninë e këtyre dëmtuesve të vegjël në shtëpinë tuaj. Problemi është që ata më së shpeshti nuk i ndieni fare. Njeriu zgjohet vetëm një mëngjes me gjurmë pickimesh.

Pleshtat pickojnë, sepse gjaku i njeriut apo i kafshëve është ushqimi kryesor i këtyre insekteve pa krahë. Janë shumë të vegjël. Pleshtat e rritur mund të jenë deri në 10 milimetra. Kanë trup oval, të gjatë, të rrafshët dhe të shkurtër, kokë të gjerë.

Pleshtat e rritur, pasi të ushqehen marrin ngjyrë të kafenjtë të errët. Pleshtat e rinj kanë gjatësi deri në 1,5 milimetra dhe kanë ngjyrë dukshëm më të çelët.

Vezët e pleshtave janë shumë të imta dhe është shumë e vështirë të dallohen, madje edhe nëse shtëpia ju është mbushur plot me to.

Pleshtat më së shpeshti arrijnë në shtëpi duke i sjellë vetë njeriu pa e ditur. Kjo ndodh kryesisht kur njerëzit udhëtojnë, andaj nëpërmjet rrobave, çantave apo valixheve i sjellin në banesën e tyre.

Kur arrijnë në shtëpi, kryesisht fshihen në dyshekë të krevateve, në koka të krevateve, korniza të pikturave, madje edhe në priza. Kur të krijojnë koloninë e tyre të vogël, fillojnë të përhapen nëpër shtëpi, dhe kështu vendosen në tepihë dhe dollapë.

Është shumë e vështirë t’i zhdukni pleshtat kur arrijnë në një numër të madh, kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme të dezinfektoni hapësirën sa më shpejt të jetë e mundur.

Insektet e shtratit dalin natën për t’u ushqyer, të tërhequr nga dyoksidi i karbonit që njerëzit nxjerrin kur marrin frymë. Pikërisht për këtë, dhoma e gjumit është vendi më i zakonshëm i takimit të tyre.

Lexo edhe:  Mbajtja e këtyre dy bimëve sjell mallkim në shtëpi

Kafshimet e insekteve mund të shfaqen deri në 14 ditë pas pickimit. Shenjat e pickimit mund të shfaqen kudo në lëkurë, dhe më së shpeshti shfaqen në fytyrë, qafë, krahë, këmbë dhe gjoks. Disa njerëz as nuk reagojnë fare ndaj kafshimit të insekteve, ndërsa të tjerë mund të kenë reaksione të vogla të lëkurës. Në një numër të vogël rastesh, disa njerëz përjetojnë reaksione alergjike më të forta nga pickimi i insekteve.

Mënyra më efektive për të hequr qafe insektet është të telefononi një shërbim dezinsektimi. Përveç kësaj, rekomandohet që të ndërroni rregullisht çarçafët dhe të kujdeseni për higjienën e dyshekut.