Fatura e shtrenjtë e rrymës, Jupolli i “kërkon” borxh Buzhalës: A m’i gjenë 300 euro deri n’rrogë?

Gazetari Fidan Jupolli, që është autor i emosionit “Dpt te Fidani”, ka shkruar sot në mëngjes një status, në të cilën ka treguar mllefin e tij për faturën e shtrenjtë të rrymës.

E lajmin për faturën e shtrenjtë të Jupollit, të cilin e publikoi Nacionale, e ka shpërndarë edhe gazetari Berat Buzhala, i cili komentoi se fatura është “pak shtrenjte bre”.

Por, nuk është e gjitha. Në postimin e Buzhalës, ka ndodhur një ngjarje interesante. Z. Jupolli ka komentuar në statusin e gazetarit Buzhala, duke i kërkuar para borxh.

“Berat Buzhala a mi gjen 300€ deri n’ rroge ? Ti i ki renet” – e pyeti Jupolli, Buzhalën.

E përgjigja e Buzhalës, ishte pozitive. Pra në këto kohë të vështira për gazetarin e T7, gazetari Buzhala do t’i del në ndihmë z. Jupollit.

Nuk dihet se kush do të jetë “garantuesi” i kthimit të borxhit, apo siç njihet në gjuhën e popullit të lashtë shqiptar: dorëzani.

Lexo edhe:  Hajdutët grabisin shtëpinë e gabuar, kthejnë mallrat dhe u kërkojnë falje pronarëve