Zhduket një femër në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës, ka thënë se një person ka njoftuar se një femër është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Nga policia po ashtu është njoftuar se ky rast është nën hetime.

Në raportin e policisë, pos këtyre, bëhet e ditur edhe se personi i zhdukur është larguar nga shtëpia qe nga data 25.02.2023.

‘‘PERSON I ZHDUKUR – Fushë Kosovë 25.02.2023-16:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se viktima femër kosovare që nga data e lartcekur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime’’, ka njoftuar PK’ja

Lexo edhe:  Policia thotë se dënimet për targat serbe nisin nesër në ora 08:00, jo në 00:00