Emocionuese: Tifozët e Besiktasit hedhin arusha pelushi për fëmijët e prekur nga tërmeti

Futbolli turk ka rifilluar këtë javë me ndeshjet e Superligës, pas disa javësh ndërprerje si pasojë e tërmetit tronditurës që goditi Turqinë.

Por nismat sensibilizuese të komunitetit të futbollit nuk kanë marrë fund dhe këtë e treguan më së miri tifozët e Besiktashit sot në ndeshjen ndaj Antalyaspor.

Tifozët kishin mbushur stadiumin “të armatosur” në Stamboll dhe kur ora lokale shënonte 16:17, ata lëshuan mbi fushën e lojës një rrebesh me lodra.

Thuajse të gjithë kishin blerë dhe marrë me vete lodra të cilët i hodhën në fushën e lojës, duke ndërprerë për disa çaste ndeshjen.

Kjo ishte një dhuratë për fëmijët në zonat e goditura nga tërmeti, të cilët si pasojë e shkatërrimit, kanë mbetur pa lodra.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë – Skënderaj, ndërhyn zjarrëfiksat për të nxjerrë të aksidentuarit