Ngjarja tragjike në Skenderaj: I plagosur mbeti edhe i dyshuari për vrasje
02 Press raportoi pak më parë për një vrasje që ndodhi në fshatin Baks të Skenderajt, ku një person po dyshohet se ka qëlluar fqinjin e tij, duke e lënë të vdekur. Përveç viktimës nga ky rast kanë mbetur edhe dy persona të plagosur.
Të njëjtit janë dërguar tashmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe sipas informatave të para, njëri nga të plagosurit është vet i dyshuari për këtë rast.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Dushkaj në afërsi të xhamisë së fshatit, ku një mosmarrëveshje përfundoi tragjikisht, pasi i dyshuari gjuajti në drejtim të të ndjerit.
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia rajonale në Mitrovicë.
02 Press do të ju mbajë të informuar për detajet.
Një i vrarë dhe dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Skenderaj