‘Hasmëria’ motiv, këta janë emrat e të përfshirëve në rastin e therjes me thikë në Mitrovicë

Konflikti i mëhershëm në mes të dy palëve të përfshira në incidentin e djeshëm në Mitrovicë dyshohet se ishte motiv i rastit që përfundoi me therje me thikë. Policia ka nisur hetimet në koordinim me Prokurorin e Shtetit, por i dyshuari akoma nuk është kapur

Sinjali ka mësuar se edhe i dyshuari Erkan Tullumqe (37) dhe viktima Shkelqim Salihu (25), kanë të kaluar kriminale.

Tullumqe dhe Salihu fillimisht janë përfshirë në këtë incident duke pasur një debat verbal, e më pas i dyshuari e ka sulmuar viktimën me mjet të mprehtë.

Për pasojë, Salihu ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Spitalin e Mitrovicës për trajtim mjekësor.

Sipas të njëjtave burime, motivi i këtij rasti lidhet me hasmëri të palëve, që daton qysh më herët.

Policia ka kryer ekzaminimet në vendin e ngjarjes dhe janë marrë informacionet e para për atë që ka ndodhur.

Rasti është iniciuar dhe veprimet e e tjera pritet të ndërmerren brenda afatit ligjor.

Lexo edhe:  1.5 milion banorë, mediat e huaja shkruajnë për zvogëlimin e popullësisë së Kosovës