17-vjeçarja që la letër se po largohet nga Kosova paraqitet në Polici, thotë se qëndroi e fshehur në xhami

Mbrëmë ka raportuar për një vajzë 17-vjeçare e cila ishte larguar nga shtëpia e saj në fshatin Smire të Vitisë dhe kishte njoftuar familjarët përmes një letre se po largohet nga Kosova.

Vëllai i saj kishte raportuar rastin në Polici dhe si rrjedhojë kishin nisur kërkimet për të miturën.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se vajza mbrëmë është paraqitur në stacion policor shëndosh e mirë e më pas është intervistuar nga hetuesit në praninë e zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale.

17-vjeçarja ka deklaruar se pas një konflikti që ka pasur me vëllain e saj, është larguar nga shtëpia me taksi dhe ka shkuar në qendrën e Vitisë.

Atje më pas kishte hyrë fshehurazi në një xhami, ku edhe kishte qëndruar deri në mbrëmje.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar mbylljen e rastit.

Lexo edhe:  Aksident në Lluzhan të Podujevës, dy persona bëhen për spital