Trazohen banorët e Gjilanit, një person gjuan 22 herë me armë

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr, raporton Gazeta Sinjali.

E disa të shtëna që u dëgjuan mbrëmë në rrugën ‘Elena Gjika’ në Gjilan kanë trazuar banorët e asaj zone, me ç’rast dikush nga ta ka njoftuar Policinë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në personin e dyshuar i i cili e ka pranuar se ka shtënë 22 herë me armë me gas.

Arma bashkë me gëzhojat është sekuestruar në cilësinë e provave materiale, ndërsa 48-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të hetohet në liri për veprat penale ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Lexo edhe:  Flaka Loxha lufton për të artën në Kupën e Botës në Sofje