Lajm i rëndë: Vdes pjesëtari i FSK-së dhe ish ushtar i UÇK-së në Zonën e Shalës

Ka vdekur njëri nga ish ushtarët më të dallur të UÇK-së në Zonënë Operative të Shalës, Shefki Pajaziti.

I ndjeri ishte pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkruan Jepi zë.

Ai që nga pas lufta ishte pjesë e TMK-së dhe tani veshi edhe uniformën e FSK-së duke shërbyer me nder dhe krenari në Mitrovicë.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët e tij përmes një postimi, shkruan Jepi zë.

Postimi i plotë:

Zoti i merr afër vetes ata që i do. E ti një pjesë të shpirtit tonë e more me vete, me ikjen tënde të papritur. Të pushoftë shpirti në Xhennet! Të qoftë i lehtë dheu i vendit që i shërbeve gjithë jetën Shefki Pajaziti!

Lexo edhe:  Biznesmeni ndihmon zonat e prekura nga vërshimet, shpërndanë produkte në vlerë mbi 6 mijë euro