Aksidenti i tmerrshëm: Një grua shtatzënë me burrin e saj në gjendje të rëndë, po trajtohen në QKUK

Nga aksidentin tragjik rrugor në hyrje të Shtimes ku humbën jetën katër persona, kanë arritur të mbijetojnë dy persona të tjerë.

Drejtori i Spitalit të Ferizajt bëri të ditur për Dukagjinin se një grua shtatzënë dhe burri i saj janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Mësohet se të dy janë në gjendje të rëndë si pasojë e plagëve të shkaktuara nga aksidenti.

Drejtori i Spitalit tha se gruaja ka fraktura në këmbë, si dhe ka krahun e thyer.

Po ashtu, ai bëri të ditur se një nga viktimat e aksidentit ka ndërruar jetë derisa po transportohej për në spital.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori kujdestar, Besnik Nuredini, i cili tha se në aksident janë përfshirë tri automjete dhe se të katër viktimat kanë qenë në një automjet.

Aksidenti ka ndodhur në vendin që quhet Porudime.

“Jemi në magjistralen Ferizaj-Shtime, saktësisht në vendin që quhet Porudime. Për fat të keq kemi një aksident komunikacioni me fatalitet. Janë të përfshira tri automjete, 4 viktima deri më tani kanë humbur jetën, ndërsa dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe  janë në gjendje të rëndë, janë dërguar për në spital në Prishtinë… Janë përfshirë 3 automjete, në një automjet dyshohet se kanë qenë 4 viktimat, në automjetin tjetër kanë qenë dy personat që kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë në gjendje të rëndë  shëndetësore. Ndërsa, vetura tjetër duke parë pasojat që do të ndodhin, i është shmangur aksidentit dhe ka lëshuar rrugën dhe është lëshuar në hendek”, ka thënë ai.

Lexo edhe:  Pronari i "Orenda" nga Zvicra: Nuk kam zgjidhje tjetër pos t’ia kthej shpinën vendlindjes