Përleshje mes 5 personave në Deçan, arrestohen nga policia

Pesë persona janë arrestuar në Deçan, pasi të njëjtit janë përfshirë në një rrahje në mes vete.

Rasti ka ndodhur pasditen e së premtes, në rrugën “Luan Haradinaj”

Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, njofton policia.

Lexo edhe:  “Kam me ta kall lokalin”/ I tha t’ia fshinte disa foto dhe video në internet, gruaja kërcënon pronarin e një ‘Mobi shop-i’ në Fushë Kosovë