VV-ja e shkarkon Haki Abazin

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë miratuar sot kërkesën e subjektit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për të zëvendësuar anëtarët në Komisione Parlamentare.

Si rezultat, Haki Abazi, i cili ishte më i zëshmi kohëve të fundit, lidhur me këtë çështje, është shkarkuar nga të qenit Kryetar i Komisionit Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë, për t’u zëvendësuar nga deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Dimal Basha.

Nga 62 vota, 53 ishin për, as një kundër dhe nëntë abstenime.

Lexo edhe:  Shoferi i autobusit në magjistralen Lipjan-Shtime rrezikon të gjithë, tejkalon në vijë të plotë me shpejtësi “ekstreme”