Xhuli Nura: Më ka marrë malli të dashurohem, u bënë gjashtë vjet që nuk kam rënë në dashuri

Stresi dhe Xhuli Nura ditën e djeshme (e martë) për Shën Valentin kanë shijuar një bisedë së bashku.

Ata kanë folur për karrierën dhe jetën personale, duke treguar më shumë detaje për romancat e tyre të mëparshme.

Njëra nga pyetjet që iu drejtua modeles nga Drenica kishte të bënte dashurinë, që duhej të thoshte më shumë se si është kur bie në dashuri.

“Isha duke fluturuar, asgjë nuk më ndalonte edhe gjithë bota të ishte kundër neve dyve ishte mirë. Më mungonte edhe pse bashkëjetonim. Një njeri inteligjent dhe i respektueshëm e vlerësoj për atë kohë. Unë e dashuruar jam e çmendur dhe nuk ka asgjë në botë që nuk e bëj për atë person”, ka thënë ajo.

Tutje, ajo është shprehur se e ka marrë malli të dashurohet pasi ka një kohë të gjatë që është beqare.

“Më ka marrë malli të shoh Xhulin e dashuruar sepse ka gjashtë vite që nuk kam qenë në dashuri, mos të mendoj vetëm për punë, por edhe të jem më e butë”, shtoi Nura.

Xhuli ndryshe nisi një lidhje dashurie brenda BBVK me konkurrentin Atdhe Xharavina.

Lexo edhe:  Çmimi real i një litri naftë do të duhej të ishte 1 euro në Kosovë