Rrahje brenda dhe jashtë lokalit të “Elan Petrol”, gjuhen edhe me armë

Një përleshje ka ndodhur mes disa personave më lokalin e “Elan Petrol” në Pestovë të Vushtrrisë.

“Jepi zë” mëson se të përfshirë janë 3 persona të cilët janë dërguar në stacion policor, shkruan Jepi zë.

Policia ka bërë të ditur për “Jepi zë” se nga përleshja ka pasur edhe të shtëna me armë, me ç’rast arma është konfiskuar.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 16:00,  është raportuar se në fshatin Pestovë të Vushtrrisë  jan ndëgjuar të shtëna. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se janë arrestuar tre pesrona të dyshuar, ndërsa  në cilësi të provës materiale në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhoj , si dhe është konfiskuar një armë e shkurtë. Nga të shtënat nuk raportohet për të lënduar.

Njësitet përkatëse policore janë duke  ndërmarrë veprime hetimore  për zbardhjen e plotë të rrethanave në  lidhje me këtë rast.

 

 

Lexo edhe:  Policia kufitare malaziase rrahu paturpësisht profesorin shqiptar, reagon Alternativa Shqiptare