Nesër i jepet lamtumira e fundit personit që nuk u mbijetoi plagëve pas therjes me thikë

Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmë në familjen Hamiti në Prishtinë.

Familjari i tyre, Arsim Hamiti u ther për vdekje me thikë rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë. Fatkeqësisht 41-vjeçari nuk arriti të mbijetojë dhe u dërgua në Emergjencë pa shenja jete, ku u konfirmua vdekja e tij. Policia e Kosovës tashmë ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me këtë rast, raporton Sinjali.

Gazeta Sinjali ka raportuar mbrëmë me detaje lidhur me këtë ngjarje. Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:40, kur viktima u sulmua me thikë dhe pësoi lëndime të rënda trupore.

Ai u gjet i shtrirë në tokë nga Policia dhe më pas u dërgua menjëherë në Emergjencë. Në spital vetëm u konstatua vdekja e tij, kurse trupi i pajetë u tërhoq për t’u dërguar në IML për obduksion.

Ndërkohë familjarët e tashmë kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e nesërme, me datën 14 shkurt.

Sipas njoftimit, falja e xhenazes bëhet në Xhaminë tek varrezat e qytetit Dragodan – Prishtinë.

Lexo edhe:  Djali narkoman e sulmon me thikë babain dhe ikë, Policia arrin ta arrestojë