I ndërrohet burgu djalit që dyshohet se vrau nënën në Pejë, avokati kërkon të mbahet larg të burgosurve tjerë

Gjatë orës së pasdites të së premtes në Pejë ka ndodhur një rasti i rëndë ku një grua është gjetur e vdekur.
Lidhur me këtë rast, më vonë, Prokuroria zbuloi së i dyshuari kryesor për këtë vrasje është djali, i cili dyshohet së ka mbytur nënën e tij.

Ai u arrestua nga ana e Policisë së Kosovës.

Gjykata Themelore në Pejë aprovoi kërkesën e Prokurorisë për ta dërguar në 30 ditë paraburgim të dyshuarin për vrasjen e rëndë.

Lajmi.net mëson se i dyshuari është transferuar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, nga ajo në Pejë që ishte në fillim.

Ky transferim i tij ka ndodhur për shkak se Qendra e Paraburgimit në Prizren ofron shërbime më të mira shëndetësore.

Lajmi.net ka kontaktuar avokatin e të dyshuarit në Pejë, Asdren Mekaj.

Në një prononcim për lajmi.net, avokati i të dyshuarit ka thënë se ka kërkuar që i njëjti të dërgohet në izolim për shkak gjendjes së tij momentale.

‘’Kam kërkuar që i njëjti me u mbajt i izoluar, për shkak të gjendjes së tij momentale dhe për shkak të rrethanave të rastit’’.

Më tutje avokati thotë se Prokuroria ka thënë se këtë javë i dyshuari do të dërgohet në Institutin e Forenzikës për t’iu bërë ekzaminimi i tij

Lexo edhe:  Shpërthim i fuqishëm në një banesë në Durrës