Prekëse: Lotët dhe gëzimi i djalit kur nëna nxirret e gjallë nga rrënojat

Mes rrënimeve të shkaktuara nga tërmetet në Turqi dhe Siri ka pasur edhe disa momente gëzimi teksa familjarët janë bashkuar.

Një i tillë ndodhi gjatë ditës kur Serap Donmez, që ishte nën rrënojat në rrethin qendror të Antakya të Hatay, u shpëtua në orën 176 të tërmetit me qendër në Kahramanmarash, që u përshkrua si “katastrofa e shekullit”.

Në momentet e shpëtimit të gruas, shfaqet djali i saj, i kapluar nga emocionet teksa nëna e tij u nxorr nga rrënojat dhe u bart me barelë.

Tërmetet në Turqi dhe Siri lanë mbi 35 mijë të vdekur.

Lexo edhe:  Krenari: Ushtarët e Kosovës të gatshëm për çdo sfidë, FSK stërvit pjestarët në Brezovicë