S’ka të ndalur ‘çmenduria’ me mjetet lundruese, spektakël mbi kokat e njerëzve në Durrës (VIDEO)

Tragjedia e një dite më parë në plazhin e Potamit në Himarë, ishte një sinjal i fortë se mjetet lundruese vrasin.

Por edhe pse pati shumë reagime, sërish ditën e sotme në bregdetin shqiptar këto mjete “vrasëse” vijonin jo vetëm që të lundronin në bregdet, por edhe të lëviznin sërish me shpejtësi të rrufeshme.

Madje këto mjete nuk po i ndalon dot as urdhri i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Pamjet që shihni në videon e mëposhtme janë xhiruar në plazhin e Durrësit, ku shihen “jet Ski-të” që “fluturojnë’ e garojnë me njëra-tjetrën se kush do të bëjë më shumë spektakël.

Lexo edhe:  “Ka me punu me rregullu një shtëpi të madhe për familjen tem, me gëzu mamin”, fjalët prekëse të 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq në Itali