Shqetësuese: Nxënësi 15-vjeçar në shkollën “Faik Konica’ në Prishtinë kapet me thikë, përfundon në Polici

Mbajtja e armëve nga të rinjtë tashmë është bërë dukuri që po shqetëson shoqërinë, mirëpo kjo dukuri duket se i ka prekur edhe të miturit, të cilët shpesh kapen me armë edhe në institucionet arsimore.

Një dukuri e tillë, sa shqetësuese aq edhe alarmante është zbuluar nga drejtoria e shkollës së mesme “Faik Konica”, në Prishtinë, ku sot paradite është vërejtur se një nxënës i kësaj shkolle, i moshës 15-vjeçare po mban një thikë dhe për këtë ishin të detyruar që ta njoftojnë Policinë.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se 15-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ndërsa mjeti i mprehtë është konfiskuar nga ana e zyrtarëve policorë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje.

Kujtojmë se kohëve të fundit janë iniciuar disa raste për armëmbajtje pa leje nga personat e mitur të cilat po trajtohen nga prokuroritë respektive.

Lexo edhe:  Kërkohet paraburgim për kirurgun nga Spitali i Vushtrrisë, dyshohet për marrje ryshfeti