Pamje të rënda nga tërmeti në Turqi: Qytetarja publikon video e ngujuar nga rrënojat, kërkon ndihmë

Një tërmet i fuqishëm prej 7.8 shkallë e ka goditur mbrëmë Turqinë dhe sipas CNN 17 persona raportohet se kanë vdekur si pasojë e këtij tërmeti.

Epiqendra e këtij tërmeti llogaritet të jetë 23 kilometra në lindje të Nurdagit, në provincën e Gaziantep.

Plot ndërtesa janë shembur ndërkohë ende nuk dihet saktë numri i të vdekurve apo të plagosurve.

Një video e rëndë është publikuar sot në mediat turke, ku shihet një qytetar që ndodhej nën rrënoja në Hataj, ku ka bërë një video dhe ka kërkuar ndihmë.

VIDEO

Lexo edhe:  Aksidenti në Prishtinë, njëri prej të lënduarve në gjendje të rëndë shëndetësore