Gjashtë vjet nga rrënimi i murit ilegal në veri të Mitrovicës
Muri ilegal në veri të Mitrovicës, afër Urës së Ibrit është rrënuar përfundimisht më 5 shkurt 2017.
Dy ekskavatorëve iu kanë dashur vetëm një orë për ta rrënuar murin e ndërtuar në Mitrovicën e veriut.
E para që kishte dalë për t’i vëzhguar punimet ka qenë shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalija Apostollova, e cila ka thënë se ai ka qenë moment i rëndësishëm për Mitrovicën dhe qytetarët e saj, derisa pati deklaruar se së shpejti do të formohet edhe Asociacioni i komunave serbe.
Muri ndarës ka qëndruar në atë pjesë të qytetit për dy muaj radhazi, shkruan kp