Me koeficinetin 105 euro, profesorëve universitar, gjyqtarëve dhe prokurorëve u ulen pagat

Qeveria e Kosovës  ka miratuar vlerën e koeficientit 105 euro për pagat.

Me koeficientin prej 105 eurove që e ka përcaktuar Qeveria e Kosovës, profesorëce universitar do t’u ulet paga, derisa ministrave do t’u rritet ndjeshëm.

Derisa një profesor i rregullt deri më tani ka marrë 1486 euro, me ligjin e ri do të marrë 1302 euro, pra ulje prej rreth 200 euro

Profesorit të Asocum i është ulë paga për 150 euro. Nga 1334 sa ka marrë deri tani, me Ligjin e ri do të marrë vetëm 1197.

Profesori Asistent nga 1182 euro sa ka marrë, tani do të marrē vetëm 1092, pra rreth 100 euro ma pak.

Ndërkaq, Asistenti nga 803 sa e kishte pagën, tani do të marrë 756.

Sipas kësaj vlere, edhe gjyqësorit.inulen pagat

Kryetari i Gjykatës Supreme do të paguhet tash e tutje me 1785 euro.

Gjyqtari i Gjykatës Themelore do të paguhet 1396.5 euro, kryeprokurori do të ketë pagën 1785 euro, ndërkaq prokurori 1344.

Kryetari i Gjykatës Supreme 1785 euro

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor i Kosovës 1732.5 euro

Gjyqtar i Themelores nga 1260 deri në 1396.5 euro

Kryeprokurori 1785 euro

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial 1732.5 euro

Prokuror nga 1344 deri në 1260 euro

Lexo edhe:  5 milionë import rrymë për dy javë, Kurti: Po bëjmë remonte që të kemi energji dimrit