Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, e mashtroi  dikë se do ta pajiste me vizë

Një person është arrestuar të dielën rreth orës 21 e 40 në Fushë-Kosovë, nën dyshimin se e ka mashtruar ankuesin për rregullimin e një vize.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se viktimës mashkull i kishte marrë para në këmbim të rregullimit të një vize”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  “Është qëlluar në këmbë, trup dhe në …”, dalin detaje nga autopsia e Faton Hajrizit