Po skijonte në Brezovicë, të riut nga Shqipëria ia vjedhin 8 mijë euro nga vetura

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund.

Në rastet kur nuk arrijnë t’i veturat në tërësi, i thyejnë ato me shpresë që do gjejnë dhe do marrin ndonjë para e gjësende të tjera me vlerë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i ngjashëm dyshohet të ketë ndodhur të shtunën në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, ku hajnat kanë arritur që nga një veturë me targa të Shqipërisë të vjedhin mijë euro.

Kështu kanë bërë të ditur burimet nga Prokuroria dhe kanë njoftuar se pronari i veturës, një i ri nga Shqipëria ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke e raportuar rastin. Bazuar në dëshminë e tij, të dhënë para hetuesve policorë, nga vetura i është vjedhur çanta me rreth 8 mijë euro.

Sinjali mëson se vetura ka qenë e parkuar në një rrugë afër qendrës së skijimit, por sipas informacioneve të para nuk është hapur me forcë, që ka ngritur dyshimet se si është kryer vjedhja.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë bërë ekzaminimet e nevojshme, që do të ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e personit apo personave të dyshuar.

Në lidhje me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të së cilit kanë nisur hetimet për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Lexo edhe:  Mjeku nga Gjilani që ofron kontrolla falas: Më bllokohet telefoni nga thirrjet