Një prind nga Fushë Kosova ankohet në Polici: Djali im 11-vjeç është zhdukur

Një prind nga Fushë Kosova ka raportuar në Polici se djali i tij i moshës 11 vjeç ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka ndonjë informacion për vendndodhjen e tij.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 11:00, në rrugën “Hysen Xhakolli”.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Lexo edhe:  Gruaja nga Ferizaj raporton se i është zhdukur burri, raporton se kishte me vete mijëra euro