Lajm i hidhur: Vdes Merita Mehmetaj, bashkëshortja e heroit Adrian Krasniqi

Ka vdekur në moshën 47-vjeçare, bashkëshortja e heroit Adrian Krasniqi, Merita Mehmetaj.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë konfirmuar të afërmit e saj.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot në moshën 47 vjeçare, ndërroi jetë motra jonë Merita Mehmetaj. Varrimi do të bëhet nesër në ora 14:00 në varrezat e fshatit Dubovë e Madhe- Pejë. Me pikëllim të thellë familja”, thuhet në njoftim

Merita ishte ndër studentët/et e helmuar nga regjimi serb, në vitin 1990.

Ajo qëndroi pranë heroit Adriani Krasniqi, duke e dhënë kontribut të çmuar derisa ata vepronin në Tiranë.

Lexo edhe:  Rrahen keq dy kunata në Lipjan, bëhen për spital - e pësojnë edhe më shumë